Një vit më parë, moderatorja simpatike Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krrapi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.
Jonida duket se është ndjerë nostalgjike për njē nga ditët më speciale për të dhe ka publikuar një foto nga ky moment.
Të lidhura
None found
“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë po shumë në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë të paharruar. Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër”, shkruan Jonida krahas fotos me Besnikun.
Kujtojmë se pak muaj më parë, Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur Emi.
