Një urim nga larg, Sara Hoxha i thur fjalët më të ndjera të ëmës për ditëlindje (FOTO LAJM)

Vjollca Hoxha feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte urimi i vajzës së saj me të cilën ka treguar gjithmonë lidhjen engushtë.

Sara Hoxha ka bërë një postim tepër të ëmbël sot në ditën e lindjes së nënës së saj.

Ajo ka publikuar në Instagram, një foto të nëna Vjollcës me bashkëshortin Ledion Liço dhe djalin London, të tre të përqafuar që shfaqin shumë dashuri.

Në këtë ditë të veçantë, Sara shprehet se ndodhet larg nënës së saj, por me zemrën gjithmonë pranë saj.

Ajo shkruan se jeta e ka sprovuar shumë herë nënën e saj, por ajo gjtihmonë ia ka dalë të buzëqeshë.

“Gëzuar ditëlindjen “nëna Vollca”❤️ jeta të ka testuar shumë herë, por ti nuk ke harruar kurrë të qeshësh. Nuk ka asnjë që dashuron fort dhe jep më shumë se ti. Ne të gjithë habitemi nga mirësia jote. Të duam shumë! Sot nga larg, por me zemrën gjithmonë te ty”.


Shtuar 23.03.2020 13:28