Një mrekulli, Gigi Hadid publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Ajo është një ndër modelet më të dëgjuara dhe të paguara dhe rrjedhimisht lajmi për shtatzaninë e saj bëri zhurmë në të gjithë botën.

Gigi dhe Zayn priten të bëhen prindër në shtator dhe deri më sot modelja na kishte mbajtur të rezervuar pamjen e saj me barkun e rrumbullakosur.

Vetëm pak minuta më parë Gigi ka ndarë me të gjithë foto bardh e zi duke i lënë të gjithë vëmëndjen bebushit në barkun e rrumbullakosur.

Fotot e ëmbla kanë filluar të bëjnë xhiron e rrjetit.

“Duke festuar këtë kohë. E vlerësoj të gjithë dashurinë dhe urimet e mira. Nuk do ta harroj kurrë krijimin e këtyre fotove kaq speciale”, shkruan Hadid ku format trupore edhe pse në pritje të ëmbël duken në ditët më të mira./albeu.com/


Shtuar 26.08.2020 13:29