Një djalë si i Ardit Gjebreas, Joni i kushton të atit fjalë zemre (FOTO LAJM)

Postimi i fundit në Instagram i Joni, djalit të Ardit Gjebreas ka tërhequr vëmëndjen e ndjekësve, një foto ku shihet krah të atit. Ata shfaqen shumë të qeshur dhe përqafuar me njëri-tjetrin.

“Heroi i parë i një djali është babai i tij”, shkruan Joni krah fotos.

Kujtojmë që marrëdhënia mes të dyve ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë dhe ata nuk kanë nguruar ta shfaqin dashurinë për njëri-tjetrin publikisht.

Jon Gjebrea, djali i producentit Ardit Gjebrea ka qenë kohët e fundit në qendër të mediave rozë. Ai u përfol se i ka dhënë fund fejesës dyvjeçare, por Jon nuk reagoi lidhur me këtë lajm.


Shtuar 7.10.2020 09:44