Nga klipi i saj i parë, Aurela Gaçe ndan pamjet nostalgjike (VIDEO)

Aurela Gaçe është një nga artistet më të dashura dhe me një karrierë mjaft të gjatë. Por a e mbani mend klipin e parë të këngëtares? Aurela ka ndarë sot një video të këngës Cimica, pasi bëhen plot 20 vite që është publikuar.

Ky është klipi i parë i këngëtares, që pasoi dhe shumë të tjera mjaft të pëlqyera. “Fiks 20 vjet nga kjo këngë. Ishte verë 2000. Klipi im i parë. Cimica ( ose kënga e Kaçakut)”, shkruan Aurela krahas videove.

Ky postim i ka bërë nostalgjikë të gjithë, të cilët kanë nxituar të lënë komente nga më pozitivet për artin e Gaçes.


Shtuar 13.07.2020 12:00