Neuer nuk e zgjat shumë, pas ndarjes nga bashkëshortja fillon lidhje të re me një 19 vjeçare

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer ka filluar një lidhje të re me një lojtare hendbolli 19 vjeçare, 4 muaj pasi u nda me gruan tij Nina.

Bëhet fjalë për Anika Bissel, e cila luan për skuadrën e Kuties. Ajo është edhe në shkollë njëkohësisht dhe mësohet që studion menaxhim mode në Mynih.

Martesa e 34 vjeçarit Neuer dhe Ninës zgjati vetëm 3 vite, ndërsa për sa i përket lidhjes së re, është revista “Bunte” ajo që raporton lajmin.

Edhe pse është vetëm 19 vjeçe, Anika ka apartamentin e saj privat, por pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpinë luksoze të portierit gjerman.


Shtuar 7.05.2020 09:16