Nesër del përballë gjykatës, Fjolla Morina është shtatzënë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua dy ditë më parë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri.

Por një lajm i fundit për të ka habitur të gjithë.

Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj. Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por qëndrestar në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji.

Të tre të arrestuarit do të dalin nesër në gjykatë, ku pa dyshim që do jetë trupi gjykues ai që do qartësojë nëse Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, do të lirohen apo do mbyllen në burg.


Shtuar 21.09.2020 11:21