Nepsi i shtatzënisë: Çfarë ushqimi i kërkon bebi Fatmës (VIDEO)

Moderatorja Fatma Methasani është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ajo dhe Alfio do bëhen prindër të një djali.

Çifti gjatë kësaj kohe ka treguar se mezi po presin të marrin në krahë vogëlushin e tyre dhe kanë postuar shpesh foto të momenteve gjatë pritjes së ëmbël.

Së fundmi, Alfio ka zbuluar edhe ushqimin e preferuar të Fatmës gjatë shtatzanisë. Shefi i kuzhinës ka postuar një video duke gatuar peshk zgare, ndërsa ka treguar se ky është edhe ushqimi që Fatma dhe bebi preferojnë më shumë. “Kur bebi do peshk zgare”, ka shkruar Alfio sipër videos.


Shtuar 8.01.2020 14:56