Në pritje të fëmijës së parë, zbulohet emri i vajzës së Mc Kreshës dhe Erzinës (FOTO LAJM)

Në dhjetor Mc Kresha dhe Erzina e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, e familje e tyre do shtohet edhe me një fëmijë, gjinia e së cilës është zbuluar se është vajzë.

Mirëpo, përtej kësaj çifti akoma pa lindur i kanë vendosur emrin asaj.

Është babai i Erzinës ai që ka publikuar disa imazhe në Instagram ku në hapësirën e përshkrimit ka treguar emrin e mbesës së tij.

Prindërit e vajzës që pritet të vie në jetë brenda pak ditëve kanë menduar që emrin i saj të jetë IZA.


Shtuar 21.05.2020 14:11