Në moshën 56 vjeçare, aktori i njohur bëhet baba për herë të parë (FOTO LAJM)

Aktori/regjisori i njohur Quentin Tarantino dhe partnerja e tij Daniella Pick janë bërë prindër për herë të parë. Daniella ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Aktori 56 vjeçar dhe e shoqja ende nuk kanë dhënë ndonjë njoftim dhe lajmin e bukur e kanë bërë të ditur në person i afërt me çiftin. Burimet kanë treguar se djali ka lindur në Izrael, në Tel Aviv.

Quentin dhe Daniella janë njohur që në vitin 2009 por vetëm në vitin 2018 kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Fansat mezi po presin që dyshja të bëjnë të ditur emrin e vogëlushit dhe të publikojnë foton e tij të parë.


Shtuar 24.02.2020 08:17