Familja Beckham kanë vendosur që të investojnë plott 24 milion dollarë, për të blerë një apartament luksoz në Miami. Rezidenca e projektuar nga arkitekti i ndjerë Zaha Hadid u përfundua në fund të vitit 2019.
Sipas The Sun, familja e famshme është vendosur të jetojë në prehër të luksit pasi prona ekstravagante krenohet me pesë dhoma gjumi dhe një pishinë luksoze.Vendbanimi i tyre i ri shërben si një shtesë e bukur për koleksionin e tyre të pasurive , përfshirë rezidencën e tyre prej 31 milion dollarën në Londër dhe shtëpinë e tyre Cotsëolds, për të cilën thuhet se vlen 6 milion paund.
Ndërtesa 62-katëshe është e gjatë 215 metra , duke e bërë atë një nga ndërtesat më të larta në qytet, me çmimet për apartamentet që variojnë midis 5,900,000 dollarë (4.7 milion £) deri në 21.850,000 dollarë (17.6 milion). Si dhe nuk mungojnë apartamentet luksoze private. Ndërtesa krenohet me një pishinë komunale e instaluar në krye të ndërtesës, ndërsa ka edhe një banjë trajtimi me dy dhoma, sallon flokësh dhe bukurie, dhe një zonë për rrezet e diellit