Në javët e fundit të shtatzanisë, Arbana Osmani pozon nga plazhi

Arbana Osmani po i kalon këto ditë Gushti me pushime në bregdetin shqiptar. Moderatorja ndodhet në Karaburun, nga ku nuk kanë munguar fotot e videot.

Në një prej fotove, Arbana shfaqet e veshur me bikini ngjyrë të zezë dhe kapele. Komplimentat kanë qenë të shumta për moderatoren, e cila ndodhet në javët e fundit të shtatzënisë.

Arbana shoqërohet në pushime nga partneri Eduart Grishaj dhe djali i saj, Jon.

“E dua këtë vend” shkruan moderatorja në postimin e saj.


Shtuar 11.08.2020 11:29