Në ditën e nënës, Ivanka publikoi fotot e rralla me ish- bashkëshorten e Donald Trump (FOTO LAJM)

10 maj njhet dhe festohet botërisht si “Dita e nënës” dhe të gjitha rrjetet sociale ishin mbuhur ditën e djeshme me fotot e nënave.

Të njëjtën gje ka bërë edhe Ivanka Trump e cila i ka bërë një urim special të ëmës, ish-bashkëshortes së Donald trump.

38-vjeçarja ka postuar disa foto të rralla me nënën e saj ndër vite në “Instagram” dhe në mbishkrimin e këtyre fotove ajo shkruan: Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha supermamat, veçanërisht për ato nëna që nuk kanë mundësi të përqafojnë fëmijët e tyre sot. Faleminderit që na dhatë jetë dhe dashuri. Mami, të mbush me puthje (virtualisht) dhe mirënjohje, sot dhe gjithmonë!

Ivana, sh-gruaja e Trump shihet e veshur me rroba të shtrenjta dhe me një stil shumë të veçantë.


Shtuar 11.05.2020 10:19