Ndjekësit “kryqëzojnë” Aulona Mustën: Gjykoje të tjerët, tani shkon në plazh (FOTO LAJM)

Moderatorja Aulona Musta pati një pérplasje virtuale me Arbana Osmanin, ndonëse nuk përmendën asnjëherë emrat e njëra-tjetrës publikisht. Ishte Aulona ajo që hodhi thùmbat gjatë periudhës së ízolimit nga kóronavirusi në një video live në Instagram ku thoshte se nuk do e përdorte asnjëherë statusin e gazetares për të bërë plazh.

Por së fundmi ka publikuar fotografi në Instagram teksa shijon rrezet e diellit në Durrës, por ende rrugët mbeten të mbyllura. Ndjekësit nuk kanë harruar ti kujtojnë deklaratën e disa javëve më parë ku u shpreh:

“Unë jam tip që nuk e kam qejf t’i thyej rregullat. Më duket shumë e turpshme që të më ndalojë pólicia dhe unë t’i them se po shkoj në Durrës të bëj një kronikë, edhe ndërkohë të postoj foto në Instagram. Dhe në fakt në fund kronika nuk ekziston fare”.

Një prej ndjekësve i shkroi: “Kur ishim në karantinë ti gjykoje të tjerët pse iknin në plazh dhe na bënin karshillëk. Kurse sot po ikën vet. Në një kohë kur njerëzit e zakonshëm nuk lejohen akoma. Apo mos bëj si bëj unë po bëj si them unë.”

Ndërsa Aulona nuk hezitoi ti kthente përgjigje duke i thënë se atëherë ishte piku i pándemisë, ndërsa tani cdo gjë është e hapur. Pikërisht para disa javëve kur të gjithë ishin të ízoluar, Aulona e konsideroi skándaloze faktin që emrat e njohur thyen karantinën. Ky i konsiderua thumb i hapur për Arbanën që kishte shkuar në plazh dhe së bashku me mikeshën Xhemi Shehu bëri një batutë në fotografinë e saj ku tha: “Apapapap sa xheloze të ka bërë karantina edhe ty si disa”.

Edhe veprimi i Aulonës mund të cilësohet si shkélje pasi është vendosur që të mos ketë lëvizje nëpër zonat e kuqe për shkak të pándemisë.


Shtuar 27.05.2020 07:26