Ndërron jetë në muajin e 8 të shtatzanisë ylli i mediave sociale (FOTO LAJM)

Ylli i mediave sociale, Nicole Thea ka ndërruar jetë së bashku me djalin e saj të palindur në muajin e saj të 8 të shtatzënisë, nga një atak kardiak.

Miss Thea ishte 24 vjeçe. Ajo vdiq në shtëpi në Hexborough, Yorkshire. Nicole dhe partneri i saj Boga e kishin bërë publik emrin e djalit që po prisnin.

Ylli bëri të ditur tek ndjekësit e saj se ajo kishte vështirësi në frymëmarrje në javët para tragjedisë. Ajo ndjente sikur diçka po e vriste nga brenda dhe se javëve të fundit asgjë nuk po i dukej më normale.

“Nicole po thoshte se po mundohej të merrte frymë, kishte një dhimbje në gjoks. Ajo është një balerinë dhe ne nuk mendojmë se ajo kishte ndonjë problem themelor shëndetësor,”raportoi kujdestari i saj.

Ylli i YouTube, Nicole Thea postoi një video në lidhje me shtatzëninë e saj vetëm disa ditë para vdekjes së saj, duke bërë shaka se ndjehej sikur ‘fëmija po e hante nga brenda’.

“Kam probleme me frymëmarrjen time 24/7. Nuk mundem të eci nga krevati im deri në fund të dhomës. Ndihem sikur fëmija po më vret, çdo gjë që dëshiroj të bëj është kthyer në një pamundësi për mua.”


Shtuar 15.07.2020 15:03