Ndërpriten xhirimet, aktori i “Çukur” del me Koronavirus (FOTO LAJM)

Një ndër aktorët e serialit turk shumë të ndjekur dhe në Shqipëri, “Çukur-it”, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për Xhelasunin, emri i vërtetë i të cilit është Kubilay Aka.

Mediat turke kanë bërë me dije se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht ai është izoluar.

I gjithë stafi i është nënshtruar testit por fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Megjithatë, “Çukur” ka ndërprerë për momentin xhirimet.


Shtuar 8.09.2020 11:53