Mund të “humbasësh”, brenda super garderobës së Loredanës (FOTO LAJM)

Reperja e njohur Loredana është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video nga më të ndryshmet, të cilat marrin vëmendjen e ndjekësve të saj

Loredana njihet për stilin e saj të veçantë dhe me siguri të gjithë janë bërë së paku njëherë kurioz për t’i hedhur një sy garderobës së saj. Së fundmi reperja ka zbuluar dy pjesë, atë ku ndodhen këpucët dhe parfumet.

Ajo është e apasionuar pas atleteve dhe nga fotoja shihen shumë të tilla. Po ashtu ka dhe çizme. Në foton tjetër Loredana ka treguar parfumet që siç duket janë të shumtë në numër.


Shtuar 8.05.2020 07:02