Mos e kërkoni më Kim Kardashian në internet, është e rrezikshme

Të gjithë e dimë sesa të pasigurt jemi në Internet.

Por nëse keni vendosur të kërkoni në rrjet për Kim Kardashian, mendohuni dy herë.

Kjo sepse ylli i Instagramit, është enditur si një nga pesonat që përdoret më shumë nga faqet e internetit që janë potencialisht të këqija.

Vitin e kaluar vendin i parë e mbante Craig David.

Supermodelja Naomi Campbell ishte e dyta në listën e Britanisë së Madhe ndërsa motra e Kim, Kourtney Kardashian qëndronte e treta.

Këngëtarja Adele dhe Caroline Flack përfunduan pesë të famshmit më të rrezikshëm për tu parë në internet.

Faqet përdoren për të instaluar viruse ose për të vjedhur informacion personal dhe fjalëkalime. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 15:12