Moderatorja shqiptare e thotë live: Më hoqën nga puna akoma pa filluar emisioni (FOTO LAJM)

Arjola Shehu, e cila prezantonte prej kohësh “Kush vjen për drekë” në TV Klan, u largua papritur nga moderimi i këtij emisioni.

Vetë ajo, u shpreh se u largua për arsye personale.

Por, gjatë një interviste të dhënë së fundi, ka zbuluar “padashje”, se nuk qenka kështu.

“E ke provuar ndonjëherë të të thonë me 31 gusht, që nuk je më në punë, kur sezoni i ri fillonte në 4 shtator”, ka thënë ajo, duke nënkuptuar kështu, të vërtetën për largimin nga TV Klan.


Shtuar 12.02.2020 13:30