Moderatorja shqiptare e pranon live: Kam dështuar si bashkëshorte por shkëlqeva si mami

Në emisionin “ABC e Pasdites” në ABC News, me moderatorin Ermal Peçin u diskutua këtë të martë, mbi mamatë e ekranit dhe raportet e tyre me fëmijët.

Moderatorja Dajana Shabani gjatë bisedës në studio me Ermalin, është shprehur se mundësitë për t’u martuar janë zero pasi është një bashkëshorte jo e mirë.

“Nuk e dija që do kisha kaq suksesi si mami, ta dija isha bërë 20 vjeç. Ish-bashkëshorti im priste që kur të bëhesha unë mami të rrënohesha psikologjikisht, fizikisht. Nuk e dija që isha kaq super mami.

Dhe seriozisht nuk më pëlqen që t’ja bëj qejfin vetes, por jam një mami e fiksuar! Kam dështuar me sukses si bashkëshorte, por jam një mami shumë e mirë. Për këtë jam shumë krenare”.


Shtuar 15.09.2020 20:54