Caroline Flack i dha fund jetës ditën e djeshme, duke tronditur botën e televizionit. Moderatorja e famshme u gjet e pajetë në apartamentin e saj, ndërsa për një kohë të gjatë u shënjestrua nga mediat, për shkak të një proçesi gjyqësor me ish-partnerin.
Një prej mikeve më të mira të moderatores ishte edhe Rita Ora, e cila i ka dedikuar disa fjalë largimit të parakohshëm të Flack nga jeta, duke vënë në dukje përgjegjësitë që i takojnë secilit në raport me tjetrin. Këngëtarja ka theksuar se vetëvrasja e Flack ka shërbyer si një mësim për të gjithë, ashtu sikurse ka bërë thirrje njerëzit duhet të bashkohen për të mbështetur njëri-tjetrin. Reagimin e plotë e gjeni më poshtë.
“Caroline ti ishe vetë drita për këdo që takoje, ende e dëgjoj të qeshurën tënde, që të gjithë e dinin se ishte e qeshura jote! E bekuar që isha shoqja jote. Shpresoj që largimi jot nga jeta të ketë shërbyer si një mësim sot. Le të vëmë një barrierë për të ndalur poshtërimin, turpin dhe bullizmin. Le të ndalojmë së shënjestruari të rinjtë. Të bëhemi bashkë dhe t’i përdorim rrjetet sociale më me përgjegjshmëri. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutem, hidhini sytë rreth vetes dhe shikoni se cili nga miqtë apo të afërmit tuaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack, familjes dhe miqve të saj gjatë kësaj periudhe tragjike.”