Miqtë iu zbulojnë sekretin, partnerja e Gold Ag në pritje të ëmbël (FOTO LAJM)

Lajmi i martesës së reperit të njohur, Gold Ag erdhi krejt papritur për ndjekësit vetëm disa muaj më parë.

Më pas reperi publikoi fotot e ëmbla me partnern ku komplmentat për bukuroshen s’kishin të sosur.

Dhe më në fund ka ardhur koha që kjo dashuri të bekohet nga një i tretë.

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra po presin fëmijën e tyre të parë dhe këtë e ka zbuluar një mikeshë e Ermirës, e cila i ka komentuar kësaj të fundit në një nga fotot:

“Një nënë e ardhshme mahnitëse”.

Zeshkania bukuroshe ka veshur fustan të bardhë të gjerë dhe para barkut ka vendosur një çantë si për të treguar se po fsheh diçka.

Megjithatë, nga çifti nuk ka ende asnjë reagim, andaj na duhet të presim edhe pak.


Shtuar 5.09.2020 16:49