Merr fund pritja, kur do dalë sezoni i fundit i “La Casa De Papel”

“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në platformën Netflix. Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit, tashmë kanë rifilluar të përgatiten skenat e xhirimit.Pas ngjarjeve dramatike në edicionin e katërt, Netflix vendosi edhe për një sezon të fundit, ngjarja e të cilit do të sillet rreth Profesorit (që luhet nga Alvaro Morte).

Pjesë e serialit do të jenë edhe aktoret Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado, të cilët i janë bashkuar kastit për episodet finale.Që nga deklarata e Alex Pinas se si mund të rrjedhë ngjarja, fansat kanë hedhur dyshimet se Miguel Angel Silvestre mund ta portretizojë rivalin e ri të Profesorit.

Pritet që të ketë edhe aktorë të rinj në sezonin e pestë që do të jetë gati për publikun deri në fund të vitit 2021, megjithatë ende nuk ka një datë konkrete pasi pandemia vonoi xhirimet.


Shtuar 1.09.2020 21:03