Me “shoqërinë” e Ajkës, Bes Kallaku i bën thirrje shqipëtarëve (VIDEO)

Bes Kallaku ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ një video ku ka treguar se ndodhet në ambientet e shtëpisë duke u kujdesur në këtë situatë kritike.

Aktori i njohur i humorit ka zbuluar se këto momente po i kalon pranë njerëzve më të dashur të tij dhe i ka bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi me familjarët e tyre.

“Përtej shakasë, është një situatë që kërkon ndërgjegjësim tek secili prej nesh. Në shumë shtete situata është akoma më e rëndë. Nuk na bën më të fortë, as rakia as të qenurit shqiptar. Ndiqni të gjitha rregullat e higjenës dhe evitojmë daljet. Zoti ju ruajt, do ja dalim edhe këtë herë si gjithmonë”, ka shkruar Kallaku krah postimit më të fundit ku dallohet dhe zëri i Ajkës në shtëpi.

Kujtojmë se sensibilizimi i gjithë personazheve të njohur ka qenë tepër i madh përgjatë gjithë orëve të fundit.


Shtuar 12.03.2020 12:19