“Më pyesin çdo ditë”, Arbana Osmani i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë

“Dua të të bëj të lumtur” drejtuar nga Arbana Osmani ka mbyllur transmetimet nga Covid-19.

Moderatorja tregon se merr çdo ditë mesazhe që e pyesin se kur do të fillojë emisioni dhe përgjigjen e ka dhënë me një status në rrjete sociale.

Arbana njofton se “Dua të të bëj të lumtur” do të rikthehet në ekran sapo të qetësohet situata.

“Per te gjithe ata qe me pyesin cdo dite (cdo ore e cdo minute) Dua te te bej te lumtur do te kthehet ne ekran sapo situata te jete qetesuar dhe kushtet te jene te favorshme dhe ambjenti i sigurt per personazhet dhe punonjesit tane”, shkruan Arbana.


Shtuar 26.04.2020 19:36