“Më i nxehtë se ferri”, babai i Duas shpallet një nga baballarët më s*ksi në botë (FOTO LAJM)

Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipës, Dukagjini është zyrtarisht një nga baballarët më seksi në Britaninë e Madhe.

Prestigjiozja “The Sun” e ka futur atë në një listë me babanë e këngëtares Perrie Edëards, atë të Holly Willoughby, modeles Molly-Mae Hague dhe të Heidi Klum.

Në artikullin dedikuar baballarëve të famshëm më të pashëm, babai i Dua Lipës është cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse.

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri’”, shkruan gazeta britanike teksa i referohet këngës hit të saj, “Hotter than hell”.


Shtuar 25.06.2020 17:06