Me dedikimin romantik, Elita publikon foton e ëmbël krah Gjikos (FOTO LAJM)

Elita dhe Gjiko padyshim janë një nga çiftet më të komentuara në mediet rozë.

Dyshja ka dy vite që janë martuar dhe tashmë kanë dhe një djalë të quajtur Zëri.

Çifti ka disa ditë që ka nisur pushimet në Shqipëri, nga ku dhe po sjellin pamje të shumta.

Tani, moderatorja e ekranit shqiptar ka publikuar një fotografi pranë Gjikos ndërsa nuk ka munguar dhe dedikimi për të.

“Gjithmonë pranë teje”, ka shkruar Elita.


Shtuar 28.08.2020 13:34