Me bikini minimaliste, Kim Kardashian ia bën më të vështirë ndarjen Kanye West (FOTO LAJM)

Pavarësisht se po kalon një periudhë krize në martesën e saj me Kanye West, Kim Kardashian, vijon që të fokusohet te vetja e saj.

39-vjeçarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet si gjithmonë super seksi. Ylli i “Keeping Up With Kardashian” u shfaq me një palë bikini të vogla për format e saj bombastike.

Kim ka pozuar e shtrirë në pishinë, duke mos i lënë vend imagjinatës së ndjekësve të shumtë. Krahas kësaj foto mjaft provokuese, femra më seksi në botë shkruan vetëm se është gati për “notin e darkës.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian dhe Kanye West janë përsëri në probleme dhe lumturia duket se ka zgjatur pak. Një burim ka thënë për “People” se 39-vjeçarja është përsëri e mërzitur nga veprimet e bashkëshortit të saj, e si pasojë ajo ndjen se nuk mund të përballojë kaq shumë.


Shtuar 22.09.2020 11:42