Mbushi dhomën me modele, si i bleu Berluskoni për 5 milion euro

Seanca e radhës e Procesit “Ruby” kundër ish-kryeministri Silvio Berlusconi gjatë të cilit janë bërë deklarime shokuese nga agjenti i personazheve të spektaklit Francesco Chiesa Soprani, është zhvilluar në Gjykatën e Minaos.

Siç përcjellin mediat italiane, agjenti i personazheve të spektaklit ka rrëfyer se sipas asaj çka vajzat i tregonin, ata kryenin raporte seksuale me radhë me Silvio Berlusconin në një dhomë të errët në rezidencën e tij në Arcore në Milano.

Të lidhura

None found

Vjazat i kanë rrëfyer se raporte seksuale me Berlusconi ka kryer dhe Ruby (Karima el-Mahroug), minorene në atë kohë. Githashtu ai ka deklaruar se vajzat paguheshin për të gënjyer në procesin gjyqësore për të mos treguar të vërtetën e festave e raporteve seksuale me ish-kryeministrin,

Agjenti i vipave Francesco Chiesa Soprani ka përcjellë konfidencat e modeleve që punonin me të e të përfshira në këtë proces Maryshell Polanco e Imane Fadil e cila ndërroj jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e rallë, e me dyshimet mediatike se ndoshta është helmuar.

Sipas rrëfimit të vajzave ato paguheshin çdo muaj për të heshtur gjatë seancave gjyqësore si dhe merrnin dhurata shtëpi apo favore të tjera ekonomike e pjesëmarrje në programe televizive në Mediaset.

Para trupit gjykues Francesco Chiesa Soprani ka rrëfyer se një nga vajzat Silvia Trevaini i ka treguar se ka marrë nga Silvio Berlsconi 1.8 milionë euro për të heshtur e Nicole Minetti është paguar nga ai me 5 milionë euro, një shtëpi si dhe 2500 euro çdo muaj.

Dëshmia e agjentit të vipave rëndon akuzat ndaj lideri të Forza Italia e të 28 personave të tjerë të vënë nën hetim nga procesi Roby me akuzën e deklaratave falso, abuzime seksual dhe me minorenë, abuzim detyre, etj..


Shtuar më 15.01.2020 11:34

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş