Marshimi i djeshëm nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga shumë vajza dhe djem për kauzën e ngritur kundër personave abuzues ndaj të miturve, tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave, ndjekësve në rrjetet sociale dhe personazheve të njohur të cilët u bënë pjesë e tij.
Mes personazheve të njohur ranë patjetër në sy edhe motrat Vjollca.
Për këtë gjest, mbesa e Marinës dhe Luanës, Jori Paloka, e cila krahas fotos së tyre në protestë shkruan
“Shumë krenare për dashuritë e mia. Gjithmonë jeni shembull për mua. Ju dua deri në vdekje”, shprehet ajo për tezet e saj.
Jori gjithashtu ka shprehur prej ditësh dëshirën për të qenë e pranishme në marshim, por mbesa e motrave Vjollca jeton jashtë Shqipërisë dhe e kishte të pamundur./albeu.com/
