Maluma nuk heq dorë, cakton një datë të re koncerti në Shqipëri

Maluma nuk ka ndërmend ti zhgënjejë fansat në Shqipëri.

Ai pritej të mbante për herë të parë në Tiranë një koncert, në 14 mars për festën e “Ditës së Verës”, por për shkak të koronavirusit, iu desh të shtynte koncertin.

Mirëpo një datë e re është përcaktuar për koncertin e tij në Shqipëri. Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij “11/11”, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë.

Koncerti do të realizohet më 6 shtator 2020 dhe do të mbahet te sheshi “Nënë Tereza”.

Deri më atëherë shpresojmë se do të ketë kaluar edhe situata kaotike e krijuar nga koronavirusi, i cili po merr mijëra jetë njerëzish nga e gjithë bota.


Shtuar 19.03.2020 16:15