Marrëdhënia e Majkut me mamanë e djalit të tij, Majlindën u shndërrua në telenovelë që pas lindjes së Roanit. Raporti i tyre bëri jo pak bujë pas deklaratave të hidhura të të dyve, por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Majk flet për herë të parë mbi raportin me nënën e djalit të tij
Kur foli për herë të fundit në raport me nënën e djalit të tij, Majk tha se do ta respektojë atë gjithë jetën, por fansat tani po shpresojnë për diçka më shumë. Disa orë më parë, ai postoi një video, ku shfaqej vogëlushi Roan, Majk, Majlinda dhe në sfond kënga e re e këngëtarit.
Edhe pse pjesën më të madhe të videos e zinte Roani, fytyra e Majlindës dukej fare qartë.
“Videoja ime e preferuar!”- shkruan ai dhe si rrallëherë ka vendosur në përshkrim emrin e ish-partneres. Më të emocionuar se ndoshta vetë Majlinda, janë njerëzit të cilët s’përmbahen dot nëpër komente.
Ka nga ata që thonë se çifti është kthyer dhe tani janë një familje. Ka të tjerë që i luten publikisht Majkut të bashkohet me nënën e të birit.