Mahnitese, kjo vajzë duket identike me Regina George

Të dashura “vajza të liga”, Regina George ekziston dhe është vetëm 16- vjeç.

Clarisse Miller është emri i 16- vjeçares, konkurente në “Miss Teen Nambinia 2018” që ka rënë në sy për ngjashmërinë e madhe që ka me personazhin e Regina George në filmin aq të dashur chick flick “Mean Girls”. Menjëherë sapo fotografia e Clarisse u shpërnda në mediat sociale, komentuesit filluan të dokumentonin ngjashmërinë e 16- vjeçares me personazhin në fjalë.

Ata bombarduan rrjetin me meme-t e Regina George, karakter i luajtur nga aktorja e famshme Rachel McAdams.

Sigurisht Clarisse dhe Rachel nuk janë ekzaktësisht sozi të njera- tjetrës, por ngjashmëria mes tyre përsëri është e frikshme. 16- vjeçaren mund ta ngatërrosh lehtësisht me Regina- n.

Madje edhe vetë Clarisse, nisur nga komentet e njerëzve në Instagram ka vendosur të japë një shpjegim gazmor për të gjithë.
shkruan anabel
“Megjithëse unë mund të dukem si Regina George, absolutisht nuk jam një vajzë e ligë. A është gjalpi karbohidrat?”

Mesa duket 16- vjeçarja po e shfrytëzon shumë mirë famën e marrë në saj të pamjes së saj.


Shtuar 13.09.2020 19:26