Ky 8 Mars është ndryshe për Floriana Garon, moderatorja publikon foton me fëmijët e saj (FOTO LAJM)

Me rastin e festës së nënës e gruas, moderatorja Floriana Garo ka publikuar një foto me dy fëmijët e saj. E shpërngulur prej dy vitesh në Gjenevë, moderatorja ka pozuar me dy fëmijët, por ka zgjedhur t’i fshijë fytyrat e tyre.

Moderatorja e ka shoqëruar postimin me fjalët e bukura për mëmësinë, duke treguar se të qenurit nënë është arritja e saj më e madhe.

“Nga te gjitha arritjet e mija deri tani, asgje nuk e kalon te qenit nene! Femijet e mij i kane dhene kuptim dhe vlere gjithckaje.
Te jeni te rrethuara nga dashuria e familjes!- e uroj kete per cdo grua ne kete ditë.”- shkruan Floriana krahas fotos.

Kujtojmë se moderatorja u bë nënë për herë të dytë në dhjetor të vitit që lamë pas, duke sjellë në jetë vogëlushin Priam ndërsa në mars të vitit 2018, ajo solli në jetë vajzën e saj të quajtur Adia.


Shtuar 8.03.2020 12:45