Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e talenteve “Top Talent 3” konkurrentët e kategorive të ndryshme; nga muzika, baleti, aktrimi, akrobacia e gazetaria kanë dhuruar super performanca në studio.
Një ndër konkurrentet, e quajtur Sandra, e ka pyetur prezantuesen e spektaklit, Ori Nebijajn se kush e zgjon në mëngjes. Në këtë moment një ndër anëtarët e jurisë, Olti Curri, ndërhyri duke u shprehur: “Nuk ka rëndësi kur, po ku zgjohet?”
Batuta shkaktoi shumë të qeshura, madje dhe te vetë Ori e cila iu përgjigj: “Ndonjëherë fle dhe në piramidë”, duke iu referuar vendit të punës, studiove të Top Channel, ku ajo prezanton çdo ditë emisionin “Wake up”.