Klea tregon pasiguritë pas lindjes: Kisha frikë

Moderatorja Klea Huta ka publikuar vazhdimisht foto në rrjete sociale. Ndërsa sot, si rrallëherë, Klea ka hapur zemrën me ndjekësit rreth pasigurive gjatë shtatzënisë dhe si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë.

Ajo ka treguar se pasiguria e saj më e madhe ka qenë se si do t’i ndryshonte jeta kur të bëhej nënë. Mirëpo ardhja e Kridit vetëm sa e ka motivuar akoma më shumë drejt qëllimeve të saj.

“Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time! Si ka qene eksperienca juaj pas lindjes?”, ka shkruar Klea.


Shtuar 7.08.2020 20:02