Kjo është mundësia juaj e artë, mund të bëheni pjesë e Vogue (FOTO LAJM)

Historikisht, e hëna e parë e muajit maj shënonte një ngjarje të madhe për modën dhe Metropolitan Museum of Art, por për shkak të pandemisë, Met Gala 2020 u anulua. Megjithatë kjo nuk e pengoi Vogue që të risillte një tjetër formë të Met Gala, këtë herë me protagonistë njerëzit e thjeshtë.

Anna Wintour dhe Billy Porter bashkëpunuan dhe nisën #MetGalaChallenge. Sfida është e thjeshtë: Zgjidhni një veshje të një personazhi të famshëm në tapetin e kuq të Met Gala dhe rikrijojeni.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet t’i postojnë fotot në Instagram me hashtag #MetGalaChallenge. Keni kohë për të marrë pjesë deri më 3 maj. Fituesit do të shpallen të hënën (4 maj) dhe do të postohen në ëebsite-n e Vogue.


Shtuar 2.05.2020 09:20