“Kjo është çmenduri”, këngëtarja shqiptare do të performojë në MTV Music Awards (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, do të performojë në “Mtv Music Awards”. Kjo ceremoni do të organizohet me 31 gusht dhe do të jetë ndër eventet e pakta që nuk do të anullohet.

Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe një tjetër surprizë. Ava është nominuar në “MTV Music Awards” , në kategorinë Push Best New Artist, “Artisti depërtues i vitit”.

“Kjo është çmenduri”, shkruan ajo teksa jep lajmin e nominimit.

Përveç saj, në “MTV Music Awards” do të këndojnë edhe Big Sean, Camila Cabello, Shawn Mendes, J Baldin, Miley Cyrus, etj.


Shtuar 25.07.2020 08:59