Kim Kardashian me 3 duar, rrjeti i nxjerr zbuluar Photoshopin e “turpshëm” (FOTO LAJM)

Nuk është hera e parë që Kim Kardashian bie me “këmbët e veta” në grackën e Photoshopit.

Së fundmi Kim Kardashian ka realizuar një set fotografik tepër seksi ku shfaqet me një veshje të ngjashme me lëkurën e gjarprit. 39-vjeçarja ka zgjedhur që edhe flokëve ti japë një nuancë të tillë, por vëmendja e ndjekësve shkoi diku tjetër.

Duke parë me detaje flokët e zeza me hije gjarprit, u vunë re thonjtë e Kim pranë kokës. Aty i ka të dyja duart në mur dhe kjo ka bërë që të ngrihen pyetjet nëse Kim ka tre duar.

“Kim, ka dy gishta në flokët e tua”, shkroi njëri prej ndjekësve. Ndërsa 39-vjeçarja nuk ka reaguar edne për akùzat e fotoshopit të dështuar.

Imazhet u postuan të hënën në Instagram, por seti është realizuar në muajin Shkurt, para se të izoloheshin nga korònavirusi.


Shtuar 5.05.2020 08:38