Këngëtarja shqiptare tregon pse nuk i ecin lidhjet: Meshkujt më kanë frikë

Bebe Rexha, është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite.

Mirëpo kur vjen puna te jeta private, le të themi që nuk i ecën dhe aq mirë.

Gjatë një interviste për “Healthy”, Bebe ka treguar se është single. Ajo është shprehur se lidhjet nuk i kanë ecur asnjëherë mirë pasi sipas saj, fama i ka frikësuar shumë meshkujt.

“Të qenurit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, është shprehur këngëtarja.


Shtuar 7.06.2020 17:57