Këngëtari shqiptar Vlashent Sata ka humbur të atin. Studiuesi dhe kritiku i muzikës, Loro është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale. Ai i ka dedikuar të atit fjalët më të ndjera, ku ndër të tjera shprehet se ai është për të muzika dhe dashuria për jetën.
Të lidhura
None found
“Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!
Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, ka shkruar Vlashenti.
