Ronela Hajatin mund ta shihni me rroba banje apo paksa të zbuluar vetëm nëpër Instagram, pasi në klipe, nuk ka asnjë shans.
Këngëtarja, tregoi dje në “Soiree” se kompleksi i saj më i madh është trupi, prandaj zgjedh të mbulohet sa më shumë.
“E kam kompleks të dalë me rroba banjo në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rroba-banje në jetë! Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin e kam pak kompleks. Nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë.”- tregoi Hajati, duke shtuar se mediave ju jep vetëm atë që i duhet, anën e saj profesionale.
Gjithsesi, jo pak herë Ronela është përfolur për format trupore apo fotot që herë pas here zgjedh të postojë në rrjetet e saj sociale.
Edhe pse sot tregon se trupi është një prej komplekseve të saj, Ronela ia ka dalë t’i tregojë të gjithëve se është “rehat” me kilet dhe format e veta. Në shkurt të 2018-ës, ajo tregoi foli për besdisjen që i krijohej sa herë dëgjonte frazën ‘je shëndoshur’!
Diçka e tillë me siguri ka kontribuar në kompleksin për të cilin ajo flet sot, pavarësisht se diçka të tillë nuk askush nuk e ndjen në daljet e saj apo performancat e saj.
