Kënga më e fundit e Ledrit dedikim? Sara konfirmon për herë të parë marrëdhënien me reperin (VIDEO)

Prej kohësh përflitet se Ledri Vula është në një lidhje dashurie me Sara Hoxhën. Dyshja ka publikuar momente të shumta me ndjekësit e tyre, duke zbuluar shpeshherë se kanë qenë në të njëjtat destinacione.

Së fundmi Sara ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa video ku shfaqet duke kënduar një prej këngëve që është pjesë e albumit më të ri të Ledrit, e titulluar ‘Trëndafil i zi’, që duket si një dedikim për bukuroshen.

Kjo është hera e parë që Sara ka zgjedhur të ndajë këtë moment duke shijuar këngët e partnerit të saj.
Kujtojmë se deri më tani asnjë prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë për ndjekësit e tyre, ndonëse spekulimet dhe komentet nuk kanë munguar.


Shtuar 14.03.2020 09:20