Kaq romantik për Marinën, kështu e uroi Getoari për ditëlindje bashkëshorten (FOTO LAJM)

Getoar Selimi ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje me disa fjalë zemrë që kanë emocionuar Marina Vjollcën.

Reperi i njohur ka publikuar një foto me Marinën në Instagram, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe në një nga udhëtimet e tyre verore.

“Gëzuar ditëlindjen gruas që ende ma bën zemrën të më rrahë fort”, shkruan reperi i njohur.

Ky urim në publik ka emocionuar së tepërmi vajzën e ditëlindjes, Marinën e cila nuk mund të rrinte pa i komentuar partnerit:

“Do vdes unë për husband-in tim më të mirin në botë”, shprehet ajo.

Marina feston sot 30-vjetorin e lindjes dhe ka marrë urime pafund nga miq e të afërm në rrjetet sociale.

I veçantë ka qenë urimi i motrës së saj Luana, e cila publikoi disa video mjaft të këndshme “pa leje”.


Shtuar 18.05.2020 06:37