“Kam një shtëpi me dhurata”, Adelina Tahiri zbulon e emocionuar surprizën e bashkëshortit (VIDEO)

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Tahiri ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ në programin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon në ‘Top Channel’. Ajo ka treguar se si kanë kaluar këto ditë e karantinuar dhe si e gjeti ditëlindja e këtij viti.

Tahiri ka pohuar se nuk priste që ta gjente shtëpinë plot tollumbace dhe se bashkëshorti e kishte surprizuar në formën më të bukur. Adelina pohoi se nuk e priste të zgjohej mes ambientit të zbukuruar dhe se ne mes të befasisë kërkoi pak kohë sa të grimohej për të bërë foto.
Këngëtarja shtoi po ashtu se bashkëshorti i saj, Serjoza Markov ia njeh mjaft mirë shijet dhe i ka bërë dhuratat e duhura për ditëlindje.


Shtuar 7.05.2020 11:54