Një nga gazetarët dhe moderatorët më të kuotuar në Shqipëri, Adi Krasta që pas dekadash si drejtues i spektakleve, vitet e fundit të karrierës së tij televizive i është dedikuar ‘talk show-t’, do të rikthehet shumë shpejt si pjesë e televizionit që drejtohet nga gazetari, Çim Peka.
Krasta do të vijë me programin e quajtur ‘A’, i cili do e mbajë në ekran edhe gjatë sezonit që vjen.
None found
“Para disa ditësh kolegë gazetarë që po punojnë për një stacion të ri televiziv, ‘Syri Television’, më kanë bërë një ftesë publike për të punuar me ta. E pranoj me deshirë ftesën e tyre të respektueshme. Gjithmonë kam patur bindjen se gazetaria mund të jetë një profesion dinjitoz. Faktet janë kokëfortë e të pandryshueshëm. Ja vlen të punohet për t’i percjellë ato tek publiku besnikërisht. Vendit i duhet një publik i informuar. Është gjithmonë një lajm i mirë lindja e një televizioni te ri”, ka shkruar Krasta krah postimit të fundit në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu se do të jetë pjesë e televizionit më të ri në vend.
Kujtojmë se Adi së fundmi ka qenë i angazhuar në televizioni “T7” në Kosovë dhe nuk dihet nëse do ta vazhdojë programin e tij në gjysmën tjetër të Shqipërisë.
Eksperienca e moderatorit të dashur në ekranet shqiptare është mjaft e gjatë, ndaj me siguri dhe teleshikuesit e presin me shumë kurreshtje rikthimin e tij.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi. Ai thotë se ka pasur…
Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…
Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…
Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…