Adelina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje të madhe me imazhet e fundit.
Krijuesja e shumë hiteve vjen e mrekullueshme me stilin e ri të flokëve e pamje mahnitëse.
Flokët kaçurrela dhe grimi në kombinim me pamjen e kanë bërë të duket edhe më atraktive e joshëse.
Adelina ndërkohë ka lënë në hije muzikën dhe është fokusuar më shumë te familja e saj. Ajo po e shijon tejet shumë jetën personale dhe tanimë është nënë e një djali.
