Jonida ”përvesh mëngët” për të mposhtur Besnikun, zbulohet projekti që bën kundërshtarë çiftin (VIDEO)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen bashkë në një proekt të ri.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja e cila ka lajmëruar fillimin e projektit të ri, përmes një serie postimesh në Instagram.

Videoja e parë promocionale e projektit të ri, e tregon Jonidën duke u bërë gati për të fituar përballë “kundërshtarit” që në fakt është bashkëshorti i saj.

“Si bëhet gati Jonida ta mposhtë Besnikun?”, thuhet në siglën e emisionit, ku moderatorja shfaqet duke bërë fytyrën me shenja të kuqe, si për të na treguar se ka lindur gjithmonë gati.

Në një video të dytë, Besniku shfaqet i përgjumur, aspak gati për të fituar përballë Jonidës.

Nuk e dimë nëse xhirimet e këtij programacioni pritet të bëhen në shtëpinë e çiftit, duke qenë në periudhë karantine, pasi ai do të jetë live. Ajo që dimë është se do të qeshim pa masë me ta edhe pse Jonida na paralajmëron të kundërtën:

“Është sfidë, jo humor. Apo sfidë bashkë me humor?😂”.

Tema lidhet me një garë mes tyre por çifti nuk e zbuloi se për çfarë ka nisur konkurrenca. Transmetimi do të nisë të premten e kësaj jave në platformën Gjirafa dhe titullohet “ Jonida Gjith fiton”!

Jonida me Besnikun janë në pritje të një vajze, dhe këtë e konfirmuan pak ditë pasi “iconstyle” kishte zbuluar gjininë e bebushit që do të vijë në jetë pas pak muajsh.


Shtuar 21.04.2020 11:03