Arbenita, modelja shqiptare shumë e komentuar në media për lidhjen me Feron, ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve të cilët kanë qenë kuriozë si për marrëdhënien e saj me Feron, edhe për jetën e saj personale dhe pamjen.
E pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion, Arbenita ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje në gjoks.
“Fytyra është komplet e imja! Më duhet të pranoj që kam bërë reduktim gjoksi! E kam bërë dy herë sepse operacion i parë nuk rezultoi i suksesshëm. Nuk më pëlqen të gënjej”, është përgjigjur Arbenita.
Modelja më tej ka treguar se ka lindur në Maqedoni, por me origjinë është shqiptare. Ajo ka nisur karrierën si modele sapo mbaroi shkollën e mesme duke realizuar ëndrrën e saj të madhe.