Moderatoja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka marrë propozim për martesë nga një nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilin e ka refuzuar.
Teksa aktorja ka publikuar në Instagram një foto nga xhirimet e emisionit “Dy botë”, një nga ndjekësit i ka kërkuar që ta marrë për grua.
“Quhem Festim, bëhesh gruaja ime ti?”, i shkruan komentuesi. Ndërkohë moderatorja e refuzon me një përgjigje epike: “Faleminderit, akoma nuk kam planifikuar një burrë të katërt”, ka replikuar ajo.